×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Personi që dyshohet se është vetëvrarë është afaristi, Lulzim Kryeziu

    Insajderi
    02 November 2023 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta Insajderi ka mësuar nga burimet e saj se person që është gjetur i varur në biznesin e tij familjar është afaristi, Lulzim Kryeziu.

    Kryeziu është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 15:20, në fshatin Mleqan të Malishevës.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Malishevës, Sheremet Elezaj

    “Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark