×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Personi që krijoi Bitcoin-in mbetet mister, por pse?

    Insajderi
    17 December 2017 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Monedha virtuale Bitcoin u krijua nga Satoshi Nakamoto nga Japonia. Apo, disa thonë se ai ose ajo që ka përdorur këtë pseudonim mund të jetë një sociolog/e nga Finlanda ose një matematikan nga Izraeli.

    Disa mendojnë se Nakamoto është pseudonimi i zhvilluesit të softuerit Gavin Andresen, ndërsa të tjerë besojnë se Bitcoin-in e krijoi themeluesi i Teslas, Elon Musk. Kushdo që është ky person, nuk ka dhënë kurrë një intervistë për të zbuluar veprimin mbi themelimin e Bitcoin.

    Në vitin 2008, Nakamoto botoi në internet një letër, duke futur në përdorim një formë të re të monedhës virtuale, e cila quhej Bitcoin.

    Aswath Damodaran, profesor i financave në Universitetin e Nju Jorkut, thotë se krijuesi i Bitcoin tanimë është një miliarder.

    “[Nakamoto] është drejt rrugës për t’u bërë miliarder tani. Ai kishte pasur më shumë se 10,000 bitcoin”, thotë Damodaran. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark