×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Përurohen dy veprat e Gani Mehmetajt

    Insajderi
    10 May 2023 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Organizata letrare dhe kulturore “Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani” do të organizojë përurimin e dy veprave të publicistit, kineastit dhe krijuesit Gani Mehmetaj. Dy veprat që do të përurohen janë: “Zogjtë e qyqes” (roman) dhe “Rugovën, si e kam njohur” (eseistikë). Të dy veprat janë botuar nga shtëpia botuese “UETpress” në Tiranë. Romani në fjalë i krijuesit Mehmetaj ishte fitues i shpërblimit letrar “Kadare” në vitin 2021.

    Përurimi i këtyre dy veprave do të mbahet në qytetin e Dyseldorfit, Gjermani, më datën 27.05.2023, ora 13:00.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark