×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Përurohet libri poetik “Ata ishin (mbetën) dy” i autorit Alban Tufa

    Insajderi
    07 June 2023 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të shtunën, më 10 qershor, ora 13:00, në Pallatin e Rinisë, përurohet libri poetik i krijuesit Alban Tufa. Ky libër ka titullin “Ata ishin (mbetën) dy” dhe është botuar nga Sh. B. “Toena” nga Tirana.

    Libri poetik “Ata ishin (mbetën) dy” i këtij autori është fitues i Fondit të QKLL për shkrimtarët e rinj dhe, siç njofton autori, i kushtohet prindërve të tij. Libri është botuar nga Shtëpia Botuese Toena në Tiranë dhe do të prezantohet për herë të parë në Panairin e Librit “Prishtina 2023”, transmeton Fol Drejt.

    Autori Alban Tufa përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se njësoj si me romanin e tij “Nishanet në formë L-je”, edhe libri i tij më i ri poetik do të prezantohet fillimisht në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark