Është përuruar Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë, rarpoton Insporti.com.
Në përurim, i cili filloi prej orës 11:00 pjesëmarrës ishin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizes, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe të Federatës së Xhudos së Kosovës.
Xhudistët shqiptarë nga Peja kanë ushtruar në kushte të vështira deri tash, por sukseset nuk ju kanë munguar assesi.
Madje, xhudistet e trajnerit Driton Kuka i kanë fituar tri medalje të arta olimpike, me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.
Në këtë Qendër Nacionale do të mund të vijnë të ushtrojnë edhe xhudistët nga vendet e ndryshme të botës.