×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Përurohet romani i ri i Arif Molliqit

    Insajderi
    07 June 2023 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më datën 08 qershor, ora 12:00, përurohet romani i ri i krijuesit Arif Molliqi. Romani ka titullin “Arkivi i letrave të djegura” dhe është botuar nga Sh. B “Armagedoni” nga Prishtina.

    Për këtë roman të Molliqit do të flasin Adem Gashi, Emin Z. Emini, Sadik Zeqiri dhe botuesi i tij, z. Berat Dakaj.

    Arif Molliqi lindi në vitin 1953 në fshatin Llukë e Epërme, komuna e Deçanit. Ai ka botuar një sërë veprash letrare, si ““Në udhëkryq pa zhurmë”, (poezi), “Loja e Sarkofagut”, (dramë), “Psherëtima e zareve”, (poezi), “Kafka e ujkut”, (roman), ”Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), “Shënime nga arkiva e qytetit D.”, (roman), “Simfoni për darken e qenit” (roman), “Kryeqyteti i lakuriqëve” (roman), “Lluka e Epërme nëpër shekuj” (monografi) etj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark