×
  • Showbiz
  • Show

    Përveç famës, çka tjetër fituan nga Big Brother VIP, banorët nga Kosova

    Insajderi
    21 January 2022 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të rinjtë që hynë në BBV nga Kosova DJ PM, DJ Dagz dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj, hynë në mes të rrugëtimit dhe kishin qëllime të qarta që kur u futen. Ata e shfrytëzuan këtë Show në maksimum, pasi që përveç famës që morën dhe të holla që mund ti merrnin, ata aty brenda gjetën dashurinë.

    Duke filluar nga DJ PM, i cili që kur është futur aty, që në start, ka filluar të flirtoj me blogeren e njohur nga Shqipëria Sarah Berisha, ku më pas të dy u lidhën dhe tani vazhdojnë lidhjen e tyre jashtë shtëpisë.

    Pas këtyre të dyve qifti tjetër në shtëpinë e BBV ishin Donald dhe Beatrix.

    Artistja pranojë të lidhej brenda shtëpisë me anëtarin më të përfolur Donald Veshaj edhe pse ai tashmë kishte diçka të lënë në gjysmë jashtë shtëpisë me prezantuesen e njohur, Bora Zemani. Dyshja e lartcekur filloi lidhjen e cila bëri mjaft bujë të madhe jashtë shtëpisë.

    Me daljen e këngëtares nga BB, mbetet të shihet se si do të zhvillohet lidhja e tyre jashtë saj.

    Bora Donaldi Beatrix Big Brother

    Qifti i tretë i kësaj shtëpie është DJ Dagz dhe Einxhel, lidhja e të cilëve filloi më vonë pasi që kjo e fundit nuk pranonte në asnjë mënyrë të lidhej përderisa ishte brenda shtëpisë.

    Por si duket DJ Dagz ka arritur qëllimin që ta bëj për vete dhe t`i ja ndërronte mendjen Einxhel. Dagz u largua nga shtëpia e BBV dhe po e pret atë që lidhjen e tyre ta vazhdojnë jashtë.

    Gjithashtu edhe këngëtarja Fifi ishte ajo që tentoi të krijonte një lidhje brenda shtëpisë me Granitin, një nga anëtaret e shtëpisë por që kjo gjë nuk arriti të ndodhte.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark