×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përveç Molliqajt, këta janë 5 anëtarët e tjerë të PSD-së që u arrestuan sot nga Policia

    Insajderi
    29 November 2023 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dardan Molliqaj, Nol Nushi, Agron Kabashi, Zgjim Hyseni, Gent Ibrahimi dhe Korab Korça janë aktivistët e Partisë Socialdemokrate që u arrestuan nga Policia e Kosovës, pas protestës e cila po vazhdon të zhvillohet pranë hotelit ku ndodhet kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ektarina Trendafilova.

    Protestuesit kanë hedhur gaz-lotsjellës pranë “Hotel Sirius” në Prishtinë, aty ku po mbahet protesta.

    Protesta e paralajmëruar nga PSD-ja dhe veteranët e OVL-UÇK’së ka eskaluar në dhunë.

    Kjo, pasi që protestuesit kanë hedhur gazlotsjellës në rrugën “Agim Ramadani”.

    Ndërkohë takimi i paraparë me përfaqësues të shoqërisë civile e kryetaren Trendafilova nuk ka nisur ende.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark