×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Përveç Ramazanit, agjëron edhe 5 muaj të tjerë – njihuni me banorin e Hogoshtit që konsumon 1 kg bukë në iftar

    Insajderi
    27 March 2024 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Haqif Agaj, 64 vjeçar nga fshati Hogosht i Kamenicës ka vite që agjëron, por jo veç muajin e Ramazanit. Ai agjëron edhe 5 muaj të tjerë.

    Përse e bën këtë, e ka shpjeguar në një bisedë për Insajderin.

    “Zoti ma ka qu, jam shumë i durueshëm, një koleg më thotë se ti edhe elefantin e plas…”, shprehet ai mes tjerash

    Ai thotë se konsumon ushqimin vetëm njëherë brenda 24 orëshit, pra në vaktin e iftarit, por atëherë kur konsumon, ha sasi të konsiderueshme.

    Ky agjërim, duket se i ka shërbyer që edhe me shëndet të jetë më mirë. Thotë qe 64 vjet asnjëherë nuk ka shkuar tek mjeku.

    Bac Haq ka edhe një dëshirë, një ëndërr që ende nuk iu është plotësuar.

    Për të flasin edhe hoxha i fshatit dhe një mik i tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark