×
  • Lajme
  • Aktuale

    Përveç rrymës, shtrenjtohet edhe uji i pijshëm

    Insajderi
    19 January 2022 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga një janari i këtij viti, kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për metër kub uji në disa prej qyteteve të Kosovës.

    Ujin për 1 cent më shtrenjtë do ta paguajnë në fund të këtij muaji konsumatorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, KRU “Gjakova”, ndërkaq ata të KRU “Bifurkacioni” do ta paguajnë 2 centë më shtrenjtë.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti Rregullator, rritje ka pasur vetëm në tarifat për ujin e pijshëm, derisa në ato për ujin joshtëpiak ka pasur ulje prej dy centë.

    Tarifat e KRU “Prishtina” për vitin 2022

    Tarifat e KRU “Prishtina” për vitin 2021

    Ndërkaq ndryshime në faturë nuk do të kenë konsumatorët e KRU “Hidrodrini” në Pejë, KRU “Mitrovica” e “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, një qytetar shpenzon rreth 90 litra ujë në ditë.

    Në Kosovë, 78 për qind e popullatës furnizohet me ujë të pijshëm përmes sistemeve publike të menaxhuara nga kompanitë rajonale të ujësjellësit. Qytetarët e Kosovës furnizohen nga disa burime natyrore dhe artificiale të ujërave.

    Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok, Batllava në Podujevë, Badoci në Prishtinë, Radoniqi në Gjakovë dhe Përlepnica në Gjilan, krahas lumenjve Drini i Bardhë në Rrafshin e Dukagjinit, Ibri në Mitrovicë, Morava e Binçës në Anamoravë dhe Lepenci në jug, janë disa prej burimeve kryesore të ujit të pijshëm në Kosovë./Gazeta Express

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark