×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Përzgjedhësi i Kosovës në futsall, Simitçiu komenton shortin

    Insajderi
    07 July 2022 - 18:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Nyon të Zvicrës është bërë tërheqja e shortit për “Main Round” në kualifikimet e Botërorit 2024 në futsall.

    Kosova është përfshirë në Grupin 11, ku do të ketë punë me Ukrainën dhe Holandën.

    Përzgjedhësi i Kosovës në futsall, Arben Simitçiu për faqen zyrtare të FFK-së, ka folur në lidhje me shortin.

    “Shorti është shumë interesant. Kemi në grup një superfuqi në futsall siç është Ukraina. Nuk e di se në çfarë gjendje do të jetë ekipi i tyre, pasi ukrainasit janë të përqendruar në gjëra krejt tjera për shkak të agresionit rus”.

    “Ndërsa, sa i përket Holandës kemi pasur dy ndeshje miqësore dhe ashtu siç e kam thënë prej ditës së parë, synimi do të jetë kualifikimi. Mendoj se ne dhe Holanda do të luftojmë për vendin e dytë në grup, por sigurisht se do të synojmë të bëjmë befasi edhe ndaj Ukrainës, sepse tashmë ndeshjet do të luhen një në shtëpi dhe një jashtë dhe ne mund të nxjerrim maksimumin para tifozëve tanë”.

    “Besoj tek djemtë dhe jam shumë i motivuar dhe optimist për sukses”, ka thënë Simitçiu.

    Cikli i ndeshjeve do të fillojë nga shtatori i këtij viti dhe përfundon në mars të vitit 2023. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark