×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Përzgjedhësi i Kroacisë bën deklaratën befasuese për Shqipërinë

    Insajderi
    02 December 2023 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shqipëria sot (e shtunë) ka mësuar kundërshtarët e saj për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani verën e ardhshme.

    Kuqezinjtë bëjnë pjesë në grupin B që po cilësohet ndryshe si “grupi i vdekjes” së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

    Pas përfundimit të hedhjes së shortit, përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka thënë se ka respekt për Shqipërinë, teksa kujtoi edhe kohën kur ishte trajner i Dinamos në Kategorinë Superiore.

    “Shqipëria doli e para në grup dhe ka luajtur mirë, nuk do të jetë e lehtë, Por jam optimist dhe do të bëjmë më të mirën për veten tone”, ka thënë Dalic për Supersport.

    “Respekt i madh për Shqipërinë sepse ishin të parët në grup dhe presim një ndeshje të vështirë. Shkarkimi nga Dinamo shumë vite më parë? Ka shumë kohë, kalova tetë muaj dhe ishte mirë për mua”, përfundoi Dalic.

    Shqipëria tashmë ka mësuar edhe datën dhe orën e ndeshjes. Kuqezinjtë do të nisin kampanjën e EURO-s në një përballje ndaj Italisë, që do të zhvillohet me 15 qershor me fillim nga ora 21:00./ss/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark