Brony Ver nga Departamenti i Kujdesit Paliativ, e cila është përkujdesur për njerëzit gjatë javëve të fundit të jetës së tyre, thotë se është e çuditshme që ata ankohen para vdekjes për shkak të pesë gjërave të ngjashme, transmeton KosovaPress.
Të kisha jetuar siç kam dashur, dhe jo se si të tjerët donin
Ky është shkaku më i zakonshëm i keqardhjes për shumicën e njerëzve që vdesin, thotë Brony. “Uroj që të kisha guximin për të udhëhequr një jetë në përputhje me veten time, në vend që të jetoj ashtu siç prisnin të tjerët”, shumë i thanë asaj para se të vdisnin.
Kur ata e kuptojnë se jeta e tyre po i vjen fundi, është e lehtë të shihet se sa ëndrra kanë mbetur të paplotësuara për shkak të frikës apo presionit nga shoqëria.
“Shumica e njerëzve nuk kanë përmbushur gjysmën e ëndrrave të tyre dhe ata vdesin duke e ditur se kjo është për shkak të vendimeve që nuk i kanë ndërmarrë. Shëndeti sjell liri që është pak e vetëdijshme për shumicën, derisa të humbasë. ”
Të paktën nuk punova aq shumë
“Këtë ma ka thënë çdo pacient mashkull për të cilin jam përkujdesur. Ata nuk kishin parë se si rriteshin fëmijët e tyre dhe për shumë kohë ishin të ndarë nga gratë e tyre dhe në vdekje ata u ankuan për këto vendime. Edhe gratë dinë të ankohen për të njëjtën arsye, por shumica e tyre që thanë këtë ishin burra të moshuar. Në fakt, shumë nga pacientët e mi femra ishin amvise. Ndërsa të gjithë meshkujt për të cilët jam përkujdesur, thanë se kishin kaluar shumë kohë për të fituar para,” shkruan ajo.
Të paktën të kisha guximin të shprehja ndjenjat e mia
“Shumë njerëz i shtypin ndjenjat për të ruajtur paqen me të tjerët. Kjo rezulton në një jetë që mund të përshkruhet me shprehjen “trishtim i mesëm”. Kurrë nuk bëhen ata që me të vërtetë mund të ishin. Shumë janë të sëmurë dhe të shqetësuar për hidhërimin dhe lëndimet që nuk i kanë shprehur apo zgjidhur kurrë. ”
Nëse të paktën kem qëndruar në kontakt me miqtë e mi
Shumë njerëz që vdesin nuk e kuptojnë vlerën e vërtetë të miqësive të vjetra deri në çastin e vdekjes.
Të paktën të kisha jetuar më i lumtur
“Kjo është një arsye e çuditshme e keqardhjes. Shumë veta kuptojnë në fund të jetës se lumturia është zgjedhja e tyre. Disi mësohen me zakonet dhe sjelljet e tyre në jetën e tyre. Për shkak të frikës së ndryshimit të veprimit dhe të tjerëve, por edhe vetes, ata janë të kënaqur. Megjithatë, ata thellë në vete kanë nevojë për një buzëqeshje, dhe serish kanë një çmenduri të vogël në jetën e tyre”, përfundon autorja.