×
  • Lajme
  • Aktuale

    Pesë ministra nën hetim/Flet deputeti i VV-së Gramos Agusholli: Në Qeveri s’ka afera korruptive, s’ka vendim të gjykatës që janë fajtorë

    Insajderi
    24 July 2023 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur për lajmin që pesë ministra dhe një zëvendësministër të Qeverisë Kurti po hetohen nga Task Forca e Policisë së Kosovës.

    Ai thotë se derisa ende s’ka vendim të gjykatës për fajësinë e dikujt, ai person është i pafajshëm dhe në këtë rast bie poshtë pretendimi se në Qeverinë Kurti ka afera korruptive.

    “Fillimisht duhet ta theksojmë se përderisa nuk ka një vendim të gjykatës për fajësinë e dikujt, ai person ose subjekt është i pafajshëm. Në këtë rast bjen poshtë totalisht pretendimi se brenda Qeverisë së drejtuar nga Vetëvendosje, ka afera korruptive”, vlerëson deputeti i VV-së për Gazeta Blic.

    Sipas Agushollit, ministrat po bëjnë punë të mirë dhe se deri në fund të mandatit do t’i përfundojnë projektet.

    “Konsideroj që pjesa më e madhe e ministrave kanë bërë dhe po bëjnë një punë të mirë, përkundër sfidave buxhetore dhe trashëgimisë aspak të mirë që e kanë lënë qeveritë e kaluara. Besoj që deri në fund të mandatit do t’i shohim edhe projekte të përfunduara”, deklaron deputeti Gramos Agusholli.

    Kujtojmë që ministrat që po hetohen janë, Donika Gërvalla, Hajrulla Çeku, Elbert Krasniqi, Rozeta Hajdari, Liburn Aliu dhe zëvendësministrja e Gërvallës, Liza Gashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark