×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pesë ngjarjet kryesore të javës së kaluar sipas Qeverisë së Kosovës

    Insajderi
    21 November 2022 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ka bërë të ditura pesë ngjarjet kryesore të javës së kaluar.

    Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se në mesin e tyre është edhe votimi në parim i buxhetit për vitin 2023.

    Pesë nga ngjarjet kryesore të javës që lëmë pas, sipas Përparim Kryeziut:

    Edhe një fitore e Kosovës në Tribunalin e Arbitrazhit në rastet e padive ndaj shtetit. Falë këtyre fitoreve, në më pak se tre muaj buxhetit të vendit i janë shpëtuar rreth 100 milionë euro.

    Një delegacion i Republikës së Kosovës, për herë të parë mori pjesë në konferencën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara. Tash e tutje synojmë të marrim pjesë çdo vit dhe të anëtarësohemi në konventën për Ndryshime Klimatike të OKB-së.

    Kosova u ngrit për një kategori në Indeksin e Bankës Botërore të Maturitetit të Teknologjisë në Qeveri. Nga Grupi C në Grupin B, tani jemi në mesin e vendeve me fokus të konsiderueshëm në qeverisje digjitale.

    Me 64 vota, u votua në parim buxheti 3.2 miliardë euro për vitin 2023. Buxheti për vitin tjetër, do të jetë më shumë për të gjithë.

    U hap thirrja e dytë publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë përmes pajisjeve ekonomike të ngrohjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark