×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë partitë më pak të votuara në zgjedhjet e 11 qershorit

    Insajderi
    12 June 2017 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Garë e ngushtë po zhvillohet për vendet e para në listën e partive më të votuara në Kosovë por një garë e tillë është duke u zhvilluar edhe për vendet e fundit.

    Katër parti minoritare dhe një shqiptare kanë dalë në fund të listës së partive më pak të votuara në Kosovë.

    Partia më pak e votuar në Kosovë është “GI. Za Prosperitet Kosova” një parti minoritar e cila ka marrë vetëm 373 vota apo 0.05 për qind të votave të përgjithshme.

    Partia e dytë më pak e votuar ka dalë një tjetër parti minoritare “G I EROMENDJE ALTERNATIVA” e cila ka marrë jo më shumë se 440 të votave me 99 për qind të fletëvotimeve të numëruara.

    Rezultatet Preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta, por kjo nuk pritet të ndryshojë në renditjen e tyre.

    E një parti shqiptare gjithashtu ka dalë e fundit,  Partia Demokratike e Unitetit me vetëm 498 vota, ka dalë partia e tretë më pak e votuar në vend. Ajo drejtohet nga Adam Olluri.

    Një tjetër parti minoritare “Napredna Snaga Kosova” ka marrë vetëm 531 vota duke u renditur si partia e katërt më pak e votuar në zgjedhjet e 11 qershorit.

    Në vendin e pestë me 888 vota është partia “Kosovaki Nevo Romani Partia”, e cila sipas statutit të publikuar në KQZ është forcë politike që “angazhohet për bashkimin e të gjithë Romëve me qëllim të krijimit të një force kompakte, frytdhënëse në drejtim të mbrojtjes së   ë drejtave themelore të njeriut dhe mbrojtjen e Kosovës si vendlindje e tyre”.

    Por si duket kjo parti nuk ka arritur ta bëjë bashkë komunitetin e romëve. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark