×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pesë shqiptarë kapen duke punuar “pa letra” në Zvicër

    Insajderi
    30 March 2023 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë shqiptarë, tre nga Kosova dhe dy nga Shqipëria janë kapur duke punuar “pa letra” në Zvicrës.

    Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës në një kantier ndërtimi në Rorschach të St.Gallen.

    Autoritetet zvicerane “zbarkuan” në kantierin e ndërtimit rreth orës 8:00.

    Ata i kontrolluan të gjithë të pranishmit, ku gjashtë prej tyre (tre kosovarë, dy nga Shqipëria dhe një nga Bosnja e Hercegovina) nuk i patën lejet e punës.

    Personat në fjalë u arrestuan nga policia kantonale e St.Gallenit.

    Punëtorët që punon “në të zezën” nga mosha 25 deri në 52 vjeç, do të raportohen tek prokurori publik i kantonit St.Gallen.

    Masat ndaj tyre do të shqyrtohen në përputhje me ligjin për të huajt, edhe nga zyra përgjegjëse e migracionit, shkruan faqja e kantonit St Gallen.

    Po ashtu, u kontrolluan edhe katër shtetas bullgarë të cilët nuk ishin regjistruar siç duhet në procedurën e regjistrimit.

    Punëdhënësit e tyre po ashtu raportohen në zyrën e prokurorit publik të kantonit St.Gallen.

    Gjatë kontrollimit, ishin angazhuar disa punonjës të policisë së kantonit St.Gallen dhe një punonjës i Zyrës për Ekonomi dhe Punë të këtij kantoni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark