×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë të lënduar nga një aksident në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë

    Insajderi
    26 December 2023 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Gjilan- Kamenicë.

    Hetues policor të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes nga ku raportojnë se në aksident janë të përfshira një kamion, një veturë dhe një motoçikletë.

    Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

    “Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar pesë (5) persona të cilët janë duke marrë tretman mjekësor në qendrën emergjente të spitalit rajonal në Gjilan. Sipas mjekut kujdestar të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, ka thënë Osmani.

    Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar nga hetues policor të njësisë së trafikut rrugor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark