Bordi i Shoqatës së Futbollit ndërkombëtar (IFAB) ka vendosur që të kërkojë që kryerja e pesë zëvendësimeve në një ndeshje futbolli të qëndrojë si normë e përhershme.
Kërkesa do të bëhet zyrtare në mbledhjen e përgjithshme të planifikuar marsin e ardhshëm.
“Pas paraqitjes së kësaj mundësie, për shkak të kalendarit të ngjeshur si pasojë e pandemisë, IFAB ka marrë në konsideratë – pas propozimeve të konfederatave, shoqatave, ligave dhe palëve të tjera kryesore të interesuara – për ta futur këtë normë përgjithmonë në rregulloren e lojës për edicionin 2022/23.
Anëtarët ranë dakord që kompeticione të ndryshme, në mënyrë individuale, të vendosin të rrisin numrin e zëvendësimeve që mund të bëhen, sipas nevojave dhe rrethanave, duke ruajtur kufizimin aktual prej tri hapësirave kohore për të kryer zëvendësimet” – thuhet në njoftim.