×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Peshkaqeni shqyen rusin në Egjipt, publikohen pamjet dramatike

    Insajderi
    09 June 2023 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një qytetari rus i ka kushtuar me jetë pushimet në brigjet egjiptiane në Detin e Kuq.

    The Guardian raporton se rusi ka vdekur pasi është kafshuar nga peshkaqeni

    Autoritetet egjiptiane kanë konfirmuar vdekjen e turistit dhe kapjen e peshkaqenit, i cili është dërguar për ekzaminime në laborator për të përcaktuar arsyet për sulmin e rrallë.

    Një video nga rasti është shpërndarë dhe aty shihet burri që përpëlitet nëpër det dhe sulmohet vazhdimisht nga peshkaqeni deri kur tërhiqet poshtë ujit nga ai.

    Disa njerëzit ishin përpjekur t’ia shpëtonin jetën, por nuk kanë arritur dot.

    Ndryshe, sulmet e peshkaqenëve janë të rralla në këtë rajon. Dy gra vdiqën nga sulmet e peshkaqenëve në vitin 2022. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark