×
  • Lajme
  • Lajme

    Peticioni kundër shamisë në shkollat e Kosovës – kaq persona e kanë nënshkruar deri tash

    Insajderi
    15 August 2022 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në platformën online, Change.org ka nisur peticioni për ndalimin e mbajtjes së shamisë në shkollat e Kosovës dhe tashmë është nënshkruar nga 1 mijë e 1 qind e 76 persona. Peticioni erdhi pas kampanjes për lejimin e vajzave me shami nëpër shkollat e Kosovës, që u nis nga aktivistët, Durim Berisha dhe Liridon Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.

    Derisa, peticioni i quajtur “STOP mbajtja e shamisë nëpër shkolla dhe në Kosovë” i nisur nga Lulieta Bunjaku ka marrë në totatal 1, 176 nënshkrime që nga dita e djeshme.

    “Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” ishte kampanja përmes së cilës Durim Berisha dhe Liridon Kurti kërkuan të ndryshohet një nen i udhëzimit administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor.

    Kampanja në fjalë përfundoi dy ditë më parë, pasi sipas iniciuesve, kërkesa e tyre është marrë seriozisht nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, megjithatë, në rrjet po qarkullon edhe një peticion tjetër, për shaminë, por kundër bartjes së saj.

    Kujtojmë se, kryeministri Albin Kurti ditë më parë tha se si prag për bartjen e shamisë e sheh moshën 16-vjeçare.

    “Do ta kemi projektligjin për komunitetet fetare. Qëndrimi im është që nuk duhet të ketë ndajmë të shamisë dhe të elementeve tjera fetare në jetën e qytetarëve. Mosha 16 vjeçare është pragu”, ka thënë Kurti.

    Kujtojmë që, Kushtetuta e përcakton Republikën e Kosovës si shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare. / Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark