×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Peticioni për shkarkimin e kryetarëve në Veri – KQZ nis procesin e verifikimit të nënshkrimeve

    Insajderi
    29 January 2024 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur procesin e verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në katër komunat në Veri.

    Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    Elezi shtoi se ky proces do të marrë kohë, pasi të dhënat janë mbledhur në format fizik.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar procesin e verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë këto lista me nënshkrime, pra nëse personat që kanë nënshkruar janë qytetarë me të drejtë vote në komunën përkatëse”, u shpreh ai.

    Ai u shpreh se nuk mund të tregojë saktë datën se kur do të përfundojë procesi pasi të dhënat janë të mbledhura në formë fizike.

    “…Sigurisht se ky proces do të na marrë kohë pasi të dhënat që i kemi pranuar janë të mbledhura në format fizik, andaj nuk mund të jap ndonjë datë të saktë, por pas përfundimit të tij, do të njoftojmë Ministrinë, Kryesuesit e Kuvendeve Komunale, Kryetarët e Komunave dhe Grupet Nismëtare. Natyrisht se përgjigja e KQZ-së do të bëhet edhe publike”, ka thënë Elezi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark