×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkovic i reagon Kurtit pasi tha se Vuçiq i vodhi zgjedhjet në Serbi

    Insajderi
    22 December 2023 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkovic, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për parregullsitë në zgjedhjet e Serbisë, gjë të cilën e kanë evidentuar edhe organizatat kredibile ndërkombëtare.

    Petkovic ka thënë se Kurti sot iu është bashkuar partive opozitare serbe “në sulmin ndaj presidentit të Serbisë”, meqë sipas Petkovic “s’ka bazë dhe prova”

    “Kurti, duke akuzuar Aleksandër Vuçiqin dhe Beogradin për parregullsi joekzistente në zgjedhje, ka qëndruar krah për krah me atë pjesë të opozitës serbe e cila prej ditësh sulmon presidentin e Serbisë pa asnjë bazë dhe pa asnjë provë, duke përdorur një narrativë identike edhe në Beograd edhe në Prishtinë”, ka thënë Petkovic.

    Kryeministri Kurti sot i ka kërkuar BE-së të merret me Serbinë dhe Vuçiqin që i ka vjedhur zgjedhejt në Serbi.

    “Besoj që Brukseli dhe emisari evropian Lajçak do të merren shumë më tepër me Presidentin e Serbisë Vuçiq që i vodhi zgjedhjet në Serbi me ndihmën e Dodikut, Mandiqit e Radoiçiqit (sidomos në Beograd) dhe që u tërhoq nga Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit 2023 (përmes letrës së Kryeministres Ana Bërnabiq), në vend se të na bëjnë presion publik me opsione që e shndërrojnë Kosovën demokratike e pro-evropiane në temë problematike”, ka shkruar Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark