×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq: Heroike dhe dinjitoze sjellja e djalit të Vuçiqit pasi u ndal nga Policia e Kosovës

    Insajderi
    29 June 2023 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën dhe Metohinë në Serbi, Petar Petkoviq ka thënë që djali i presidentit Vuçiq, Danillo, i cili dje ishte në Kosovë, i është përgjigjur heroikisht provokimeve të Albin Kurtit.

    Përmes një postimi në Twitter, Petkoviq ka thënë se përmes mbishkrimit “Dorëzimi nuk është opsion” në bluzën e tij, Danillo Vuçiq ka treguar se është serb dhe se kështu mendon.

    “Kurti, i cili në prezencën e presidentit Aleksandër Vuçiq është më i vogël se fara e lulëkuqes, bëhet hero duke dëguar falangat e tij mbi djalin e Presidentit”, tha ai.

    “Sado frikacak të ishte provokimi i Kurtit, përgjigja e Danillos ishte dinjitoze dhe heroike”, ka shkruar tutje Petkoviq.

    “Dje pasi policët e Kurtit u përpoqën ta detyronin të ndërronte këmishëm me një mesazh që nuk u pëlqente, djali i presidentit serb tregoi se serbët e kanë parasysh çka do të thotë “dorëzimi nuk është opsion,” – tha Petkoviq.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark