“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen të dielën në Kosovë janë një mundësi që serbët të tregojnë harmoni dhe unitet, sepse vetëm kur jemi paraqitur nën një flamur, kemi arritur fitoret më të rëndësishme. Prandaj është e rëndësishme që të dielën, të gjithë të qëndrojmë pranë Listës Serbe si një”, ka pretenduar drejtori i të ashtuqujturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq.
“Lista Serbe deri më tani ka fituar të 10 vendet në Kuvendin e Kosovës, gjë që i solli pozitën e ministrit në Qeverinë e Kosovës. Shumicës sot në Kosovë dhe qendrat e tjera të pushtetit nuk i pëlqen unitetin e serbëve. Por të jeni të sigurt , ata nuk do të kenë sukses. Vetëm Lista Serbe,e cila ka mbështetjen e Beogradit dhe të presidentit Vuçiq, dhe vetëm ajo garanton mbijetesën dhe qëndrimin e popullit tonë në Kosovë”, pretendon Petkoviq, i cili haptas i bën thirrje serbëve të Kosovës për ta votuar partinë e cila i përfaqëson interesat e Serbisë në Kosovë./Insajderi.org.