×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq pranon: Marrëveshja për targat ka përfunduar më 15 shtator

    Insajderi
    21 September 2021 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka deklaruar se, sipas marrëveshjes së mëparshme pesëvjeçare, afati për vlefshmërinë e targave “KS” për serbët në veri të Kosovës përfundoi më 15 shtator, por që përfaqësuesit e serbëve autoritetet “luftuan në çdo mënyrë” për ta zgjatur këtë marrëveshje edhe për pesë vjet të tjerë.

    Petkoviq ka pretenduar se, “krahas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2016, Prishtina në mënyrë të njëanshme lëshoi ​​një udhëzim administrativ në shtator të vitit 2020 që ndalon lëshimin e targave neutrale për status me shenjën e regjistrimit “KS”, të cilat përdoreshin nga serbët në veri të Kosovës”.

    “Mirëpo më e rëndësishme është ruajtja e paqes. Ne do të protestojmë paqësisht për të treguar se nuk pajtohemi me këtë”, ka thënë Petkoviq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark