×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq – Tadiqit: Mos u shqetëso, Kurti të do shumë

    Insajderi
    22 August 2022 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq është përplasur me ish-presidentin serb, Boris Tadiq.

    Tadiq në një postim në Twitter ka shkruar se “regjimi i Beogradit po heq dorë nga fjalët që ka thënë”.

    Por atij i është përgjigjur Petkoviq duke i thënë se “Kurti e do shumë”.

    “Ju po rrini vazhdimisht në Twitter, ne po luftojmë për të korrigjuar dëmin që u keni shkaktuar serbëve në Kosovë! Mos u shqetëso, Kurti të do shumë! Vetëm ju mund të shpjegoni pse serbët në Kosovë e quajnë ende kufirin e Tadiqit në vendkalimet që keni vendosur në vitin 2011”, ka shkruar Petkoviq në Twitter, të hënën.

    Pushteti i Aleksandër Vuçiqit njihet për shtypje të opozitës dhe e dominon Parlamentin e Serbisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark