×
  • Lajme
  • Insajderi

    Petkoviqi e quan “ekstremist” Sveçlën, pasi tha se është kundër planeve shovniniste të Serbisë

    Insajderi
    09 July 2023 - 20:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Petar Petkoviq, drejtori të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, i ka reaguar Xhelal Sveçlës, ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, i cili të dielën ka deklaruar se “nuk është kundër popullit serb, por kundër planeve shoviniste të Serbisë”.

    Pas kësaj dekalrate, Petkoviq ishte i ashpër duke e quajtur Sveçlën si “ekstremist”.

    Madje, Petkoviq ka eskaluar edhe më tej, duke e quajtur si “njësite parapolicore“, Policinë e Kosovës në Veri, që sipas tij ”terrorizojnë serbët”.

    Ai madje ka thënë se Sveçla ka aktakuza për gjuajtjen me gurë të Policisë së Kosovës, si dhe veturave të EULEX’it.

    “Qëllimi i vetëm i përpjekjeve obsesive të Sveçlës për të kriminalizuar serbët nga veriu i Kosovës është të justifikojë praninë e paligjshme të njësive të tij parapolicore në veri të Kosovës, ku ata terrorizojnë popullin serb ditë e natë. Duke folur për krimin, do të ishte mirë që Sveçla të largohej nga vetja dhe nga aktakuzat që janë ngritur me vite ndaj tij për sulmin me gurë ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, por edhe për përmbysjen e veturës së misionit të EULEX-it. Kështu që në vend të Sveçlës duke i sjellë serbët në mënyrë të paligjshme në njohuritë e supozuara të drejtësisë dhe të drejtave, ai së pari duhet të ndalojë së ikuri nga e njëjta e drejtë dhe drejtësi”, ka propaganduar Petkoviq.

    Serbia reagon ashpër ndaj prezencës së Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës.

    Por Qeveria e Kosovës thotë se janë duke e ruajtur rendin duke arrestuar kriminelët në atë pjesë të vendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark