×
  • Lajme
  • Lajme

    Pezullimi i PSD’së si parti, flet zyrtarja Natyra Kuçi

    Insajderi
    27 December 2023 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyrtarja e PSD’së, Natyre Kuçi ka thënë se ‘nuk ka vend për shqetësim’, pasi që sot pritet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të shqyrtohet rekomandimi për pezullimin e Partisë Socialdemokrate.

    Kuçi tha për Insajderin se çështja e rekomandimit të pezullimit të kësaj partie ka të bëjë me disa procedura teknike që sipas saj do të rregullohen në afat prej 45 ditësh.

    “ Ka te beje me disa procedura teknike te cilat gjate afatit 45 ditësh do t’i rregullojmë. Nuk ka vend për shqetësim. Ne janar PSD do ta mbaje Kuvendin e saj, sipas afatit te rregullt dhe te monitoruar nga KQZ. Për afatet dhe detajet qe lidhen me mbledhjen e Kuvendit do te njoftoheni me kohe.  “, ka thënë Kuçi për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark