19:49 - 16 Shtator 2021

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer në nëntor do t’i drejtohet Administratës amerikane për ushqim dhe barna (FDA) për të vaksinuar fëmijët e moshës gjashtë muaj deri në pesë vjeç kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

“Politico” shkruan se zyrtari kryesor financiar i kompanisë Pzifer, Frank D’Amelio, tha se Pfizer dhe Biontech do të aplikojnë në muajin nëntor për miratimin e FDA-së për vaksinën COVID-19 për fëmijët e moshës gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Pfizer më herët ka paralajmëruar se do të aplikojë për miratimin e vaksinimit të fëmijëve të moshës prej pesë deri në 11 vjeç. D’Amelio ndau informacionin se aplikimi për miratimin e vaksinës për fëmijët e moshës gjashtë muaj deri në pesë vjeç do të përpunohet pas dorëzimit të kërkesës prej moshës pesë deri në 11-vjeç.

Vaksina Pfizer/Biontech, e miratuar nga FDA në gusht, ishte vaksina e parë e licencuar plotësisht kundër COVID-19 e miratuar për përdorim në SHBA. Vaksinat Pfizer/Biontech dhe Moderna janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për personat mbi 12-vjeç.