×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Pier Paolo Pasolini, një figurë tragjike

    Insajderi
    25 October 2023 - 23:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pier Paolo Pasolini, gazetari, poeti, filozofi, romancieri, regjisori i kinematografisë dhe teatrit lindi më 5 mars 1922 dhe u vra brutalisht natën ndërmjet 1 dhe 2 nëntorit 1975, rrëmbyer, rrahur e torturuar në plazhin e Ostias.

    Pier Paolo Pasolini ishte intelektual i jashtëzakonshëm italian, për faktin se angazhimi i tij shoqëror dhe profecitë politike e ruajnë ende domethënien e fortë në Italinë e ditëve të sotme. Romancier, poet, regjisor, Pasolini thuajse e ka kaluar shoqërinë italiane në llupë, duke e vendosur atë jo vetën në fjalë, por edhe në imazhe, në tërë vrazhdësinë e saj, gjithmonë duke ngërthyer arkaizmin dhe hijeshisë misterioze që përcakton punën e tij deri në fundin tragjik, në moshën 53-vjeçare.

    o rrallëherë poeti dhe regjisori me famë botërore është përshkruar si një figurë tragjike. Kjo shpjegohej ndoshta nga interesi i tij i thellë për klasikët, për shkak të ideve politike, si dhe për shkak të rrethanave të vrasjes së tmerrshme dhe të pashpjegueshme ndodhur në nëntor 1975 në një zonë të varfër të Romës. Megjithëse ishte një nga mendimtarët dhe artistët më të rëndësishëm italianë, në rrugëtimin e jetës shpeshherë ndjehej i izoluar dhe i kundërshtuar jo vetëm për homoseksualitetin i tij, por edhe për pikëpamjet politike tejet radikale. Shkrimtari dhe miku i tij Alberto Moravia e konsideronte Pasolinin një figurë vendimtare të kulturës italiane; poezia e tij është në fakt shprehja e traditave dhe e kontradiktave të Italisë.

    Veprimtaria e tij poetike përbën një ecuri konstante, e cila shoqërohet me botimin e disa prej teksteve më të rëndësishme të letërsisë italiane të viteve nëntëqind: “Ajka e rinisë” (1954), “Eshtrat e Gramshit” (1957), “Religjioni i kohës sime” (1961), “Poezia në formë trëndafili” (1964), etj. Në vitin 1955 shfaqet në fushën e prozës me “Djem jete”. Në vijim do të shkruajë edhe romane të tjera, si “Jetë e dhunshme” (1959), “Nafta” (botim postum i vitit 1992). Më 1960-1961 ndodh kalimi i tij në regjisurë, nëpërmjet filmit me metrazh të gjatë “Lypsari”. /Hejza/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark