Një studim i Universitetit Adelaide nga Australia ka zbuluar një lidhje midis pijeve energjike dhe problemet e zemrës tek njerëzit nën moshën 40 vjeç.
Hulumtimi gjeti se konsumimi i më shumë se dy pijeve energjike në ditë shkakton probleme të zemrës, dhe shkakton simptoma si rritje të rrahjeve të zemrës, dhimbje gjoksi, e rritje të presionit të gjakut.
“Nxitës i madh në këto pije është kafeina. Megjithatë, disa njerëz duken të jenë më të ndjeshëm ndaj efekteve të kafeinës dhe kombinimi i përbërësve në këto pije mund të jetë një kërcënim për ata që konsumojnë sasi të mëdha’’, ka thënë për Ten News Dr. Ian Musgrave nga disiplina e Farmakologjisë.
Pijet energjike po ashtu rrisin rrezikun e goditjeve në tru e infarkteve dhe efekti i tyre zgjat deri në dy orë pasi janë konsumuar./Insajderi