×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Pikat e bardha rreth syve – Çka janë dhe si trajtohen

    Insajderi
    06 October 2023 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më siguri keni vënë re të paktën një herë tek vetja apo tek të afërmit disa pika të vogla, të bardha që rrethojnë sytë.

    Këto shenja të vogla rrethore nuk janë të rastësishme e as shenja të përjetshme nga lindja, por simptoma të një sëmundje lëkure.

    Nëse nuk keni dëgjuar më parë për një sëmundje të quajtur Milia dhe vuani nga ky problem të gjithë përgjigjet do t’i gjeni në këtë artikull.

    Çfarë është Milia

    Milia është një sëmundje e njohur e lëkurës me simptoma shumë të dukshme dhe specifike.

    Mund të prekë çdo moshë duke filluar që nga bebet deri tek të moshuarit dhe shfaqet kryesisht në fytyrë.

    Milia quhen topthat e vegjël që dalin në fytyrë zakonisht rreth zonës së syve.

    Ato shfaqen në formën e cisteve dhe mund të qëndrojnë në lëkurë për muaj të tërë apo edhe vite.

    Janë shumë të vogla rreth 1-2 mm, por mund të shtohen në sasi të mëdha dhe të shndërrohen në një problem për lëkurën tuaj.

    Çfarë e shkakton

    Pikat e vogla të bardha në lëkurë me shumë siguri po ua shkakton keratina e tepërt që ngec nën poret tuaja.

    Keratina është një proteinë e fortë që gjendet zakonisht me shumicë në lëkurë, flokë apo thonj.

    Shfaqen zakonisht në zonat ku lëkura është më e hollë, pra rreth syve apo edhe në faqe megjithëse në disa raste edhe në zona të tjera të fytyrës.

    Si ta trajtoni në shtëpi

    Në shumicën e rasteve këto pika të bardha do të zhduken vetë me kalimin e kohës ose brenda disa muajve.

    Nëse vuani nga këto simptoma nuk rekomandohet asnjëherë ngacmimi me duar i tyre.

    Milia nuk është e ngjashme me pikat e zeza të fytyrës, ndaj presioni që mund të ushtroni me duar do të ishte i dëmshëm për lëkurën.

    Disa mënyra se si mund t’i parandaloni dhe qetësoni gradualisht këto pika.

    Pastrimi

    Pastroni me kujdes zonën e prekur nga milia duke përdorur gjithnjë sapun për fytyra delikate.

    Gjithashtu masazhojeni fytyrën një herë në javë duke përdorur pak vaj ulliri dhe sheqer apo kripë pasi të keni dalë nga dushi.

    Mbrojtja

    Sigurohuni që të mbroheni sa më shumë nga rrezet e diellit, sidomos në zonën e syve.

    Këtë mund ta bëni duke përdorur syze apo krem mbrojtës në mënyrë që të parandaloni shtimin e tyre.

    Përdorni kremra që përmbajnë shumë vitamin A, gjithashtu konsumoni ushqime të pasura me të.

    Bëni pjesë të dietës tuaj të përditshme shumë karrota, spinaq apo brokoli si burime të mira të kësaj vitamine.

    Konsultohuni me mjekun

    Megjithëse mund të jeni të tunduar nga dëshira për t’i ngacmuar këto pika të bardha me duar në shtëpi kjo nuk këshillohet.

    Ngacmimi i tyre me duar mund t’ju shkaktojë shenja të përhershme dhe infeksion të lëkurës.

    Nëse fytyra juaj po i prodhon ato në sasi të mëdha dhe ju bezdisin, gjithnjë konsultohuni me një mjek dermatolog.

    Kjo sëmundje kërkon në çdo rast trajtim të specializuar./AgroWeb.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark