×
  • Sport
  • Sport

    Pique tregon episodin me Pep Guardiolën, kur e ndëshkoi me “12 mijë euro gjobë”…

    Insajderi
    02 April 2023 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gerard Pique ka folur në kanalin Twitch ‘Jijantes’, për rikthimin e mundshëm të Messit në Barcelonë, duke komentuar deklaratat më të fundit të zv.presidentit të katalanasve, Rafa Yuste.

    Ish-qendërmbrojtësi spanjol, i cili u largua nga fusha në nëntor të vitit të kaluar, kujtoi gjithashtu një histori që kishte përjetuar me Carles Puyol dhe foli për marrëdhënien e tij me Pep Guardiolën në një fazë të hershme të karrierës së tij.

    Gerard Pique ndau dhomën e zhveshjes së Barcelonës me Carles Puyol për shumë vite dhe, me një ton të gjallë, kujtoi ditën kur e nxori ish-mbrojtësin e katalanas… jashtë në një klub nate. “Kishte 11 vjet që nuk kishte dalë kurrë. Në një moment e kam nxjerrë dy-tri herë dhe filluan të qarkullojë thashethemet. U tremb dhe nuk doli më…”, tha ai.

    Sakaq Pep Guardiola e ka drejtuar klubin katalanas midis 2008 dhe 2012, një periudhë kur Pique ishte ende i ri. Pavarësisht “marrëdhënies spektakolare” mes të dyve, spanjoli tashmë 36-vjeçar nuk i ka harruar qortimet që ka marrë.

    “Unë mund të tregoja kaq shumë histori… Unë dhe Pep kishim një marrëdhënie spektakolare, por vitin e fundit ato kishin shumë tension. Në fund të vitit, ishte ftohtë por unë vishja gjithmonë fanela me mëngë të shkurtra edhe në janar. Një ditë, ndërsa vuaja nga bajamet, ai pa një foto timen në dëborë. Unë isha me mëngë të shkurtra… Nuk pyeti fare, më dha një gjobë prej 12 mijë eurosh, kur unë isha vetëm 22 vjeç,”- përfundoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark