×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pirja e duhani në lokale, MSH paralajmëron gjoba deri në 3 mijë euro

    Insajderi
    19 March 2024 - 15:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një njoftim paralajmërues për lokalin që lejojnë pirjen e duhanit brenda ambientit se gjobat do të ashpërsohen deri në 3 mijë euro, dhe se nga fillimi i janarit gjer më sot janë shqiptuar 1 mijë e 328 gjoba.

    Njoftimi i MSH-së:

    MOS PI DUHAN, MERRË FRYMË LIRSHËM

    Po vazhdon pa kompromis zbatimi i Ligjit për Kontroll të Duhanit, në të gjithë territorin e Republikës, ku nga janari deri me datë 14.03.2024 janë shqiptuar gjithsej 1328 gjoba.

    Muajin e parë të vitit gjobat kanë qenë minimale, me qëllim që të nxisim bashkëpunim të ndërsjellë pa i ngarkuar bizneset, ndërsa tash e tutje gjobat për ata që thyejnë ligjin do të jenë maksimale, prej 1000 deri në 3000 euro.

    Duhani vret më shumë se 8 milionë njerëz çdo vit në botë, duke përfshirë rreth 1.3 milionë jo-duhanpirës të cilët janë të ekspozuar ndaj tymit të dorës së dytë;

    Në çdo 6.5 sekonda një njeri vdes në botë nga pasojat e duhanpirjes;

    Duhani vret gjysmën e përdoruesve të tij. Është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë;

    Pirja e duhanit vlerësohet se shkakton: 67% të gjitha vdekjeve nga kanceri i mushkërive; 34% të vdekjeve nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe 8% të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare.

    Prandaj, mos pi duhan.

    Jeto, merr frymë lirshëm!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark