×
  • Lajme
  • Insajderi

    Plagosja e dy policëve dhe përfshirja e dyshimtë e Lushtakut në Skenderaj – Policia del me njoftim

    Insajderi
    03 July 2022 - 09:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë rreth orës 23:55 janë plagosur dy policë në Skënderaj gjatë një pike kontrolli, shkruan Insajderi.

    Policia e Kosovës bënë të ditur se njëri nga policët është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta.

    “Të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Policia ka bërë të ditur se dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim.

    “Lidhur me rastin janë duke u ndermarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucion”, njofton policia.

    I dyshuar për rastin është ish-nënkryetari Nuredin Lushtaku dhe disa familjarë të tij.

    Dyshohet nga shkëmbimi i zjarrit u plagosen policët Enver Smakiqi dhe Mërgim Geci pasi rreth orës 00:30 në një pikë kontrolli të Policisë, si rezultat i shqiptimit të një tikete të trafikut, ka ardhur deri tek konflikti në mes të policëve dhe Lushtakut me vëllezërit e tij, me ç’rast janë përdorur edhe armët e zjarrit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark