×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosja me thikë e tre të rinjve në Vlorë

    Insajderi
    03 February 2024 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 18 vjeçar, autor i plagosjes së tre të rinjve në Vlorë, ka rënë në prangat e policisë ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës orës 12:30, në lagjen “Isa Boletini”, ku pas një konflikti për motive të dobëta me njëri-tjetrin, u plagosën me thikë dy 18 vjeçarë dhe një 20 vjeçar.

    Tre të rinjtë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e 18 vjeçarit të arrestuar, policia gjeti dhe sekuestroi 1 pistoletë sportive, 2 përforcues grushti dhe 2 mjete prerëse (thika). 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark