×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Plagosja në Shtërpcë nga ushtari i FSK-së – Po hetohet nga policia si tentim vrasje

    Insajderi
    07 January 2023 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy persona janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe. Lidhur me këtë rast është arrestuar një ushtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

    Përmes raportit 24 orësh policia ka njoftuar se rastin po e heton si “tentim vrasje”.

    Policia ka njoftuar se 33 vjeçari është dërguar në mbajtje dhe nga i njëjti është konfiskuar një revole.

    “Fsh. Gotovush, Shtërpcë 06.01.2022-14:20 Dy viktimat meshkuj kosovarë janë plagosur nga të shtënë me armë zjarri. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor dhe të njëjtit sipas raportit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetë. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark