×
  • Lajme
  • Insajderi

    Plaku 81 vjeçar që tentoi sulmin ndaj Jasharajt rrezikon të dënohet deri në dy vjet burgim

    Insajderi
    07 September 2022 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Musli Rexhepit, i cili ditë më parë kishte tentuar ta sulmoi fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Sipas Kodit Penal, ai mund të denohet deri në 2 vite burg, shkruan Gazeta Insajderi.

    Zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj, ka thënë për Insajderin se Rexhepi ngarkohet me veprën “cenimi i të drejtës në grevë” sipas nenit 221 të Kodit Penal.

    “Po është ngritur aktakuzë e drejtpërdrejtë me propozimin për kërkesë të paraburgimit”, ka thënë Ulaj.

    Sipas nenit 221 të KPK-së “Cenimi i të drejtës në grevë” thotë se: “Kushdo që me përdorim të forcës apo kanosjes serioze ose në ndonjë mënyrë tjetër të kundërligjshme, parandalon ose pengon punëtorin nga organizimi, pjesëmarrja apo ushtrimi në ndonjë mënyrë tjetër i çfarëdo të drejte ligjore për grevë në pajtim me ligjin dhe për të marrë pjesë në grevë, apo në ndonjë mënyrë tjetër për të ushtruar të drejtën në grevë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet”.

    Ndryshe dje, Policia e Kosovës kishte njoftuar se Musli Rexhepi i cili ka tentuar ta sulmoi fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është dërguar në mbajtje.

    Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhej se këtë vendim e ka marrë prokurori i rastit.

    “Raportohet se viktima mashkull kosovar, është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    Ngjarja kishte ndodhur në mbledhjen e mbajtur mes mësimdhënësve të shkollës fillore “Ismajl Qemali” në Prishtinë dhe përfaqësueseve të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark