×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Plani “franko-gjerman” – Borell tregon se nga sa shtete anëtare po mbështet

    Insajderi
    13 December 2022 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian spanjolli Josep Borell ka deklaruar mbrëmë se propozimi për marrëveshjen Kosovë -Serbi tani e ka mbështetjen e 27 vendeve anëtare.

    Në një konferencë për media ku gjendjen në veri të Kosovës e ka quajtur të rrezikshme dhe ka folur për mundësinë që BE të dërgojë më shumë trupa, Borell ka folur edhe për atë që në media njihet si plan “franko -gjerman: duke thënë se tani dokumenti ka mbështetjen e 27 vendeve anëtare.

    “Ne e kemi ofruar në tavolinë një propozim për dy liderët, të Serbisë dhe Kosovës dhe ne e kemi përditësuar këtë propozim javët e fundit pas marrëveshjes së fundit që supozohej të ishte marrëveshje që i lë anash tensionet që lidheshin me targat dhe komunat në veri të Kosovës” ka thënë Borell.

    Ai ka rikujtuar se bisedimet bazohen në vendimin e OKB’së dhe se BE është duke e implemtuar një detyrë që buron nga kjo organizatë.

    “E kemi bërë këtë propozim dhe tani duhet ta çojmë përpara me urgjencë. I njoftova ministrat me përmbajtjen dhe jam i kënaqur me përkrahjen e fuqishme që e mora nga të gjithë ministrat për këtë iniciativë që është duke e implementuar një detyrë të OKB’së, por tani është bërë propozim i 27 vendeve anëtare, jo vetëm propozim i imi por po bëhet propozim i 27 vendeve anëtare” ka thënë kryediplomati evropian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark