×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Plani franko-gjerman kushtëzon edhe liberalizimin e vizave, sipas Petrit Selimit

    Insajderi
    03 February 2023 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pranimi i planit franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve kushtëzon edhe liberalizimin e vizave, ka shkruar ish-ministri kosovar i jashtëm, Petrit Selimi, raporton Insajderi.

    “E padrejtë ose jo”, sipas ish-kryediplomatit, Kosova ka një varg kushtëzimesh me pranimin e këtij plani, siç janë edhe anëtarësimi në Organizatën e Atlantikut të Veriut, Këshillin e Evropës, e madje edhe heqjen e regjimit të vizave në Zonën Schengen.

    “E padrejtë ose jo, por anëtarësimi i Kosovës në NATO, KiE, e madje edhe liberalizimi i vizave janë të kushtëzuara me pranimin e planit të përbashkët të Francës, Gjermanisë, BE’së dhe ShBA’së”, shkroi Selimi.

    “Kjo ujdi do të thotë se Serbia pranon pasaportat, simbolet dhe kufijtë e Kosovës. Gjithashtu do të thotë se Kosova krijon Asociacionin [e komunave të banuara me shumicë serbe]”.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në anën tjetër, me të pranuar këtë plan franko-gjerman, shpjegoi se “çfarë e gjen Serbinë” në rast të refuzimit të saj.

    Siç tha ai, pas takimit me “Pesëshen e Madhe” diplomatike, nëse Serbia e refuzon këtë plan, atëherë mund t’i thoshin lamtumirë lëvizjes së lirë pa regjim vizash, investimeve evropiane./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark