×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Plani franko-gjerman parasheh njohje të rrastë të Kosovës nga Serbia”

    Insajderi
    28 February 2023 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti, Nexhmedin Spahiu vlerëson se marrëveshja për të cilën u darkoduan kryeministri, Albin Kurti e presidenti, Aleksander Vuçiq para sheh njohjen e Kosovës nga Serbia.

    Sipas tij plani evropian parasheh “njohje të rrastë”.

    “Plani Franko – Gjerman jo vetëm që është njohje de fakto e de jure e Kosovës nga Serbia po është njohje e rrastë që nuk len as zbrazëtirën më të vogël”, ka shkruar Spahiu përcjell Insajderi.

    Të hënën u pranua zyrtarisht propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u pajtuan që nuk do të diskutohet më shumë për propozimet. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell deklaroi se në mars pritet të finalizohet aneksi i zbatimit që është pjesë integrale e kësaj marrëveshjeje.

    “Plani franko-gjerman duhet të ketë njohjen reciproke në qendër sepse vetëm asisoj e bëjmë normalizimin e plotë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Kështu deklaronte një muaj më parë kryeministri, Albin Kurti.

    Teksa fliste për marrëveshjet e arritura ndër vite me Serbinë, Kurti theksonte se Kosova nuk duhet të shoh nga e kaluara dhe sipas tij plani franko-gjerman është një bazë e mirë për të ardhmen e vendit tonë.

    Ndonëse u bë e ditur se ky propozim evropian nuk e ka në qendër njohjen reciproke, Kurti pas takimit me Vuçiqin në Bruksel u shpreh i gatshëm të nënshkruante këtë propozim. Ai theksoi se pala serbe nuk kishte pranuar, shkruan Insajderi.

    Sa i përket zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që është pikë e 10 e këtij propozimi, Kurti iu shmangë pyetjeve të gazetarëve.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark