×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Plani për energjinë e ripërtërishme s’po e arrin planin

    Insajderi
    29 January 2018 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm 18.5 për qind e gjithë energjisë elektrike, e cila konsumohet në Kosovë, sigurohet përmes burimeve të ripërtërishme.

    Kjo shifër, e nxjerrë nga raporti i fundit i Komitetit të Energjisë, është dukshëm më e vogël sesa caku i vënë nga ky komitet.

    Për Kosovën, deri në vitin 2020 qe përcaktuar shifra prej 25 për qind, për pjesën e konsumit bruto, e cila duhet të mbulohet nga burimet e pastra të energjisë elektrike.

    E me Strategjinë për energjinë 2017-2026, të miratuar të premten nga Kuvendi i Kosovës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik synon që përmes rritjes së numrit të licencave për burimet e ripërtërishme dhe skemat mbështetëse për këto burime, të shumëfishojë këtë lloj të prodhimit të energjisë elektrike.

    Kjo ministri ka vënë cak që të rrisë kapacitetet prodhuese të këtyre burimeve deri në 400 megavatë për orë, nga rreth 100 sa gjenerohen tani, shkruan Koha Ditore.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark