×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Plas “sherri” tek kombëtarja franceze, ylli i Chelsea përplaset me Mbappen

    Insajderi
    10 June 2021 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Olivier Giroud u ankua kishte pak shkëmbime topash me Kylian Mbappe. Një konstante në ekipin francez, por që po kthehet në shqetësim.

    Kthimi i Benzemasë u krye pa pengesa pas pesë vjet e gjysmë mungese, teksa as testet anti-COVID nuk sollën ndonjë surprizë të pakëndshme për ekipin francez. Dy ndeshjet përgatitore ishin njësoj si ato zyrtare, me lojën të kënaqshme dhe pa gola të pësuar. Me pak fjalë, gjithçka po shkonte në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe asgjë nuk dukej se ishte në gjendje të shqetësonte Blutë para Euro (11qershor – 11 korrik).

    Megjithatë fitoren e qartë kundër Bullgarisë (3-0), në “Stade de France” dhe dopietën nga i përjetshmiGiroud, i cili tregoi me fakte se bomberi i “Gjelave” është pikërisht ai. I privuar prej formacionit nga konkurrenca e re e Karim Benzemasë dhe mungesa e kohës së mjaftueshme të luajtur në klubin e tij, sulmuesi i Chelsea përfitoi nga dëmtimi i lojtarit madrilen për të qartësuar se cila duhet të jetë pyka në Europian.

    Pas ndeshjes, 34-vjeçari ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për pasimet e pakta të marra në kohët e fundit, ku “marrësi” i mesazhit duket se është njëfarë Kylian Mbappe. Në pjesën e dytë, ylli i PSG-së, u vu re që nuk po i pasonte qëllimisht sulmuesit të Çelsit, një gjë që Zhiru e vuri vetë në dukje në deklaratën pas ndeshjes:

    “Ndonjëherë ti vrapon dhe topi nuk të vjen. Ndoshta mund ta kishim gjetur njëri-tjetrin më mirë. Mund të kishim shënuar më shumë nëse do të kishim qenë më efikasë”. Një kritikë me diplomaci ajo e Giroud, i cili u ngjit në kuotën e 46 golat me “Les Bleus” dhe tani është vetëm 5 gola larg golashënuesit më të mirë të historisë me kombëtaren, Henry.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark