×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Plasin sulme me bomba në këtë kryeqytet, cak ishte Ministria e arsimit

    Insajderi
    30 October 2022 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shpërthimi i bombave në dy makina në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, la të vdekur të paktën 100 njerëz.

    Shpërthimi i dyfishtë, përveç që la 300 të lënduar, la të vdekur edhe një nënë me fëmijët e saj. Mes të vrarëve ishte një gazetar i njohur dhe oficer i lartë policie, transmeton Insajderi.

    Midis viktimave “që u masakruan [ishin] nëna me fëmijët e tyre në krahë“, shkruan agjencia e lajmeve AFP të ketë thënë presidenti i Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud.

    Ai bëri apel për ndihmë mjekësore ndërkombëtare për 300 të plagosurit.

    Presidenti fajësoi grupin militant al-Shabab për sulmin e së shtunës, i cili kishte në shënjestër ministrinë e arsimit.

    Faqja e internetit pro-xhihadiste Somali Memo ka raportuar se grupi ka thënë se qëndron pas shpërthimeve.

    Presidenti Mohamud, në pushtet për pesë muaj, premtoi “luftë totale” kundër militantëve islamikë pasi ata sulmuan një hotel në Mogadishu në gusht duke vrarë të paktën 21 persona.

    Shtetet si SHBA, Turqia, Katari dhe Gjermania e kanë dënuar sulmin.

    Shpërthimet e së shtunës ndodhën brenda disa minutave nga njëra-tjetra, duke shkatërruar ndërtesa dhe automjete në afërsi.

    I pari goditi ministrinë e arsimit dhe më pas i dyti shpërtheu ndërsa ekipet mjekësore mbërritën për t’u marrë me pasojat, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

    Kujtojmë se, një kamion shpërtheu në të njëjtën rrugë në Somali, pesë vjet më parë, duke lënë më shumë se 500 njerëz të vdekur.  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark