×
  • Lajme
  • Lajme

    Platforma “Dua.com” nis peticion për njohjen e Kosovës si shtet në Google

    Insajderi
    14 July 2023 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Platforma shqiptare “Dua.com” ka nisur peticionin për njohjen e Kosovës si shtet në Google.

    Kjo iniciativw është mirëpritur nga publiku dhe ka arritur të marrë mijëra nënshkrime.

    “Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend në Evropë që nuk ka qasje të plotë në platforma globale. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur pavarësinë e Kosovës prej vitit 2008, por jo dhe korporatat e mëdha të këtij shteti”, thuhet në komunikatën e “Dua.com”.

    Kjo nismë kërkon njohjen e Kosovës në produktet e Google si Play Store, Youtube, Google Analytics dhe të tjera.

    Iniciatori Eduard Luta ka thënë se zhvillimi i një biznesi në Kosovë ka sfida, sikurse njohja e vendit nëpër platforma gjigande teknologjike.

    “Përvoja ime në zhvillimin e bizneseve edhe në Zvicër, e ka vënë në pah se me sa probleme bazike ballafaqohen kompanitë ne Kosovë”, ka thënë Luta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark