×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Platformë digjitale mbi pasivizimin e adresave në Luginë

    Insajderi
    13 September 2023 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prej sot, qytetarët shqipfolës do të kenë platformën digjitale mbi çështjet e pasivizimit të vendbanimit dhe vendqëndrimit në Serbi : Pasivizimi

    Në këtë platformë online, ata/o mund të informohen, të raportojnë, të ankohen dhe të sigurojnë ndihmë juridike falas, mbi çështjet e pasivizimit.

    Me këtë rast, inkurajojmë qytetarët që sa më shumë të shkëmbejnë platformën, sidomos në shërbim të raportimit të rasteve të pasivizimit.

    Raportimi i pasivizimit është shumë i rëndësishëm jo vetëm si shënim evidence për numrin e qytetarëve të pasivizuar, por sidomos për ta qartësuar procedurën që është ndjekur nga organet përgjegjëse ligjzbatuese.

    Platforma digjitale është krijuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut me mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark