Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar se personi me të cilin po bashkëjetonte në Fushë Kosovë e ka kanosur të njejtën.
Sipas raportit të policisë nuk ka të arrestuar dhe rasti po hetohet.
“Fushë Kosovë 28.10.2022 – 10:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka kanosur. Viktima me të dyshuarin ka qenë në marrëdhënie bashkëjetese. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon te hetohet”,thuhet në raportin e policisë