×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    A po bëhet Bitcoin viktimë e suksesit të tij

    Insajderi
    08 February 2018 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bitcoin është në rrezik të behët viktimë e suksesit të vetë, kështu po thuhet në raportin e kompanisë Morgan Stanley.

    Morgan Stanley është një firmë udhëheqëse globale të shërbimeve financiare e cila ofron shërbime bankare investuese dhe bënë menaxhimin e pasurisë.

    Monedha digjitale Bitcoin u rrit afërsisht në 20 mijë dollarë në dhjetor të fundit vitit që lamë pas, por ai pati një rënie në çmim përgjysmues në rreth 10 mijë dollarë në këtë muaj.

    “Bitcoin po bëhet viktimë e suksesit të saj” thuhet në raportin e Morgan Stanley.

    Kohëve të fundit njerëzit kanë filluar të marrin borxhe të mëdha nga bankat për të investuar në valutën virtuale Bitcoin.

    E kjo po ndodh më së shumti kur çmimi i monedhës po ketë ngritje të larta në çmim, por kur çmimi i saj po bije ata nuk po ua kthejnë borxhet bankave. Dhe për këtë shumica e bankave kanë marrë vendime që mos të lirojnë borxhe / Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark