×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Po bëhet spektakël i kotë”, Gjini deklarohet për “takimin sekret” në Zvicër

    Insajderi
    19 December 2022 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para pak ditësh u raportua për një “takim sekret” në mes të Kosovës dhe Serbisë në Zvicër. Ishte mediumi zviceran, NZZ am Sonntag që raportoi se përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë kanë zhvilluar takim.

    Ardian Gjini, nënkryetari i AAK-së dhe ish-anëtari i ekipit negociator të Kosovës në vitet 2006-2007, tha për Gazetën Insajderi se takime të tilla nuk janë negociuese dhe se mbahen për shumë vite.

    “Janë takime të cilat mbahen për shumë vite. Edhe pjesëmarrësit kanë qenë të ndryshëm, nga të gjitha partitë parlamentare të Kosovës dhe Serbisë. Asnjëherë nuk kanë qenë sekrete. Në fakt nuk janë takime negociuese. Është spektakularitet i kotë”, tha Gjini për Insajderin.

    Ai përmendi rregullin Chatham House për takime të tilla joformale, të cilat tha se i mbështet qeveria zvicerane.

    “Rregulla Chatham House nënkupton moscitim të njeri-tjetrit e jo fshehtësi të diskutimeve. Qeveria Zvicerane e mbështet CIG për mbajtjen e takimeve joformale diskutuese”, pohoi Gjini.

    Sipas mediumit serb, Kosovo Online, më 11 dhe 12 nëntor, Këshilli për Qeverisje Gjithëpërfshirëse (CIG) ka organizuar një takim joformal me përfaqësues të partive parlamentare të Kosovës dhe të Serbisë “për të shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet në të ardhmen dhe për të zgjidhur cështjet urgjente”.

    Raportohet se në këtë takim Serbia është përfaqësuar nga Nemjana Staroviq, Sanda Raskoviq Iviq, Branko Ruzhiq, Gjorgje Paviçeviq, ndërsa Kosova është përfaqësuar nga Mimoza Kusari e LVV-së, Lutfi Haziri i LDK-së dhe Ardian Gjini i AAK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark